Donate
Share Fundraiser
Organized by Albanian-American Association Uskana
Team Members
Fundraise
Story
Shoqata Uskana is pleased to kick-off the annual crowdfunding campaign to provide financial assistance for higher education costs to students throughout Kërcove and the surrounding villages. With your help last year, we were able to award 10 very well-deserving students a $1,000 scholarship. We are determined to keep growing this scholarship fund and provide financial assistance to students whose families do not have the resources to fund higher education for their children. Together with school administrators in Kërcove, we have developed the application and evaluation process that takes into consideration the financial need and academic achievements of the candidates. Our goal is to provide financial aid to each student annually to cover tuition, housing and other educational expenses for the duration of 4 years. Upon receiving the scholarship award, we will monitor the recipients academic achievements to make sure they meet the requirements and graduate successfully. Together we can make a difference in the lives of these families! Please donate to this impactful initiative.
Bursa Uskana është bursë që Ju ndahet studentave meritorë nga Kërçova të cilët kanë nevojë për ndihma që të vazhdojnë me rrugën e tyre të përndritjes.
Vitin e kaluar arritëm të ndajmë 10 Bursa me vlerë nga $1,000 në vit për secilin student. Kjo shumë është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e banimit për një vit akademik, dhe me gjasë një pjesë të përdoret për materiale shkollore.
Bursa Uskana është nisma më fisnike e Shoqatës Uskana në Amerikë. Nismë kjo e përkrahur fort nga një numër i madh i bashkatdhetarve tanë që jetojnë e veprojnë në Amerikë. Kjo është nismë e përkrahur nga njerëz të cilët nuk e durojnë dot errësirën, as burgun, as zinxhirët robërues. Përkrahet nga njerëz me vullnet të fortë që e njohin mirë rëndësinë e shkollimit dhe që e çmojnë ndjenjën e lirisë. Ne duam të jemi pjesë aktive e ardhmërisë së bukur dhe në vend që të mallkojmë errësirën, ne duam të ndezim dritën. Punët e mira kërkojnë qëndresë të fortë, dhe ardhmëria është e lidhur ngushtë me vendimet që marrim ne sot. Nëse duam frute, duhet të mbjellim fara dhe të kujdesemi shumë per ta.
Ju ftojmë të bëheni pjesë aktive e kësaj iniciative dhe ta përkrahni me donacion. Çdo donacion bën dallim të madh në jetën e studentit. Për studentët, Bursa është mirënjohje për punën e tyre të shkëlqyeshme, kurse për prindërit e tyre mbase një rrudhë më pak në ballë. Qiriu që ndez një tjetër qiri, nuk e humb dot shkëlqimin e vet.